E kane nisur para pak vitesh dhe kjo tradite shume e bukur po vazhdon. Veteranet e boksit shkodran mblidhen ne fundvit per te kaluar disa ore sebashku dhe jo vetem per t’i uruar festat njeri- tjetrit, por edhe per te kujtuar ato vite te shkuara te rinise se tyre dhe emocionet e perjetuar ne ring.
Keshtu ka ndodhur edhe sot kur ata jane mbledhur ne nje nga lokalet e pikes turistike te Shirokes. Sigurisht qe formacioni nuk ka qene i plote per shume arsye, por ata qe kane qene prezent padyshim qe jane kenaqur.
Te udhehequr nga trajneri dhe udherrefyesi i tyre Zef Gjoni, sot te pranishem ishin ish- boksieret e njohur shkodrane Rafael Daberdaku, Agron Bushati, Artur Gavoçi, Jetmir Kuçi, Oltion Kraja, Lazarin Vila nderkohe qe nga Tirana kishte ardhur Sokol Buliqi dhe nga Anglia ish- kampioni tjeter Admir Hardolli.
Nuk kane munguar ne kete dreke festive edhe miq te tjere te tyre duke bere qe per disa ore kjo dreke te kthehej ne nje feste te vertete. Nje tradite e shkelqyer e ish- boksiereve e cila do te vazhdoje serish edhe ne vitet e ardhshme. Madje, takimi i rradhes do te jete shume shpejt, vetem pas pak ditesh, ne ditelindjen e trajnerit Zef Gjoni ku pjesmarrja pritet te jete edhe me e madhe./www.shkodrasport.com/