Diten e neserme drejtuesit e Vllaznise kishin planifikuar zhvillimin e nje ndeshje miqesore dhe madje u gjet edhe kundershtari fillimisht, por me pas gjerat kane ndryshuar dhe si rrjedhoje nuk do kete perballje ne fushe, por thjesht vetem nje seance stervitore.
Kuqeblute kishin menduar qe te luanin ndaj Ilirise se Fushe- Krujes ne stadiumin “Loro Boriçi”, por kjo nuk do te ndodhe. Ende nuk dihet saktesisht se pse deshtuan planet, por me shume mundesi ka qene nje zgjedhje e stafit teknik te Vllaznise per te vepruar ne kete menyre.
Kjo ngaqe nje pjese e mire e lojtareve vazhdojne te kene probleme me demtimet e tyre dhe si rrjedhoje po punohet per kthimin e tyre sa me shpejt ne gjendje normale dhe nuk do te ishte aspak e pershtatshme zhvillimi i nje ndeshje miqesore qe mund te sillte pasoja te tjera per lojtaret.
Siç dihet, koha ne dispozicion per t’u pergatitur per ndeshjen me Tiranen qe do te luhet me 10 janar eshte shume e shkurter dhe prandaj me shume rendesi i eshte kushtuar pergatitjeve ne fushen e stervitjes dhe rikuperimin e lojtareve sesa tek zhvillimi i ndonje miqesoreje./www.shkodrasport.com/