Historia e futbollit shkodran është shkruar nga shumë emra të shquar të saj të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për rritjen e këtij emri në historinë 100 vjeçare të tij.

Fotoja e këtij shkrimi publikohet për herë të parë. Ajo është nxjerrë nga arkivi i Bep Çoba, një pasionant i madh i vlerave historike, kulturore dhe sportive dhe bëhet publike kësisoj për të gjithë.

I përket vitit 1966 dhe në të janë katër ish- futbollistë të shquar të ekipit shkodran të atyre viteve. I pari me topin në dorë është portieri Paulin Ndoja.

Pas tij vjen sulmuesi Nikoll Gjergji, i cili pati fatin e keq ta mbyllte shpejt karrierën si rrjedhojë e një dëmtimi të rëndë që pësoi.

Më pas në foto është Enrik (Frederik) Çapaliku dhe në fund Kol Gjoni (Belaj). Katër futbollistë të cilët ndihmuan Vllazninë e atyre viteve të ishte në nivele të larta dhe padyshim që kanë dhënë edhe ata kontributin e tyre.
© shkodrasport.com