Friday, July 3, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave zgjedh Pukën për fazën përgatitore para sfidave europian

Vllaznia e femrave zgjedh Pukën për fazën përgatitore para sfidave europian

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia në futboll për femra femrave ka nisur organizimin e fazës përgatitore në prag të ndeshjeve të UEFA Women’s Champions League. Kampionet e Shqipërisë do të grumbullohen në qytetin e Pukës, ku do të zhvillojnë përgatitjet verore në kushte klimaterike të favorshme dhe me një infrastrukturë të përshtatshme për stërvitje.

Zgjedhja e Pukës është bërë e mundur falë mbështetjes së kryebashkiakut Rrok Dodaj, i cili ka vënë në dispozicion të skuadrës kushte moderne akomodimi, si edhe klimën e freskët të qytetit verior.

Stafi teknik, me në krye trajnerin Nikolin Leka, synon që gjatë kësaj periudhe të ndërtojë formën optimale të ekipit për përballjet europiane që e presin në javët e ardhshme.

Përgatitjet në Pukë pritet të zgjasin afro dy javë, me fokus të veçantë te përmirësimi i gjendjes fizike dhe harmonizimi i grupit. Objektivi i kuqebluve është që të paraqiten në formën më të mirë të mundshme në arenën europiane dhe të synojnë një tjetër ecuri pozitive në kompeticionet e UEFA-s.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments