HomeKRYESOREVIDEO/ Vllaznia e femrave humbet edhe ndaj Teutës dhe futet në krizë....

VIDEO/ Vllaznia e femrave humbet edhe ndaj Teutës dhe futet në krizë. Jep dorëheqjen trajnerja Nora Deda

Vllaznia ne volejboll per femra ka zhgenjyer serish duke marre nje tjeter humbje ne kampionat dhe per me teper serish ne shtepi ndaj nje ekipi si Teuta. Kjo e fundit ka triumfuar me rezultatin 3-1 pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”-

Dhe si rrjedhoje me vetem 3 pike te grumbulluar ne 6 jave kampionat dhe duke u renditur ne vendin e fundit te tabeles se klasifikimit, kane qene keto arsyet qe e kane çuar edhe trajeren Nora Deda te jape doreheqjen ne perfundim te takimit.

Ky ndaj Teutes nuk ka nisur ne menyren e duhur dhe si rrjedhoje seti i pare eshte fituar nga durrsaket me shifrat 25-21. Vllaznia mundohet te reagoje ne setin e dyte por ne fund eshte serish ekipi mik qe fiton 25-23. Gjithsesi shkodranet rihapin ndeshjen duke fituar setin e trete 25-16.

Por vetem kaq sepse ne te katertin eshte serish Teuta qe luan me mire dhe e fiton ate 25-19. Ne kete menyre kane fituar edhe te gjithe takimin me rezultatin e pergjithshem 3-1. Nje humbje kjo per Vllaznine e cila e fut edhe me shume ne krize, per me teper tashme edhe me doreheqjen e trajneres Nora Deda./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments