Vllaznia ne volejboll per femra ka zhgenjyer serish duke marre nje tjeter humbje ne kampionat dhe per me teper serish ne shtepi ndaj nje ekipi si Teuta. Kjo e fundit ka triumfuar me rezultatin 3-1 pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”-
Dhe si rrjedhoje me vetem 3 pike te grumbulluar ne 6 jave kampionat dhe duke u renditur ne vendin e fundit te tabeles se klasifikimit, kane qene keto arsyet qe e kane çuar edhe trajeren Nora Deda te jape doreheqjen ne perfundim te takimit.
Ky ndaj Teutes nuk ka nisur ne menyren e duhur dhe si rrjedhoje seti i pare eshte fituar nga durrsaket me shifrat 25-21. Vllaznia mundohet te reagoje ne setin e dyte por ne fund eshte serish ekipi mik qe fiton 25-23. Gjithsesi shkodranet rihapin ndeshjen duke fituar setin e trete 25-16.
Por vetem kaq sepse ne te katertin eshte serish Teuta qe luan me mire dhe e fiton ate 25-19. Ne kete menyre kane fituar edhe te gjithe takimin me rezultatin e pergjithshem 3-1. Nje humbje kjo per Vllaznine e cila e fut edhe me shume ne krize, per me teper tashme edhe me doreheqjen e trajneres Nora Deda./www.shkodrasport.com/