...
HomeKRYESOREVOLEJBOLL/ Fillim me vuajtje i kampionatit për Vllazninë e femrave. Mundet 0-3...

VOLEJBOLL/ Fillim me vuajtje i kampionatit për Vllazninë e femrave. Mundet 0-3 nga Skënderbeu në ndeshjen e parë

Megjithë problemet e shumta që e kanë shoqëruar këtë fillim- sezoni, Vllaznia në volejboll për femra është munduar të rivalizojë me Skënderbeun në ndeshjen e parë të kampionatit, e cila është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Gjithsesi përpjekjet e vajzave të reja shkodrane nuk mjaftuar dhe korçaret kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Duhet thënë se seti i parë nisi më mirë për Vllazninë e cila udhëhoqi deri në 19-13 fillimisht dhe më pas 20-16, por pa arritur dot ta ruajë këtë avantazh dhe në fund është Skënderbeu që e fiton atë 25-21.

Në të dytin dominon totalisht ekipi mik që fiton pa as më të voglën vështirësi në shifrat 25-11, ndërkohë që në të tretin Vllaznia sërish mundohet të reagojë dhe të rivalizojë, por pa arritur dot të bëjë më shumë, qoftë edhe për të fituar një set të vetëm.

Edhe ky do të fitohej nga Skënderbeu 25-21 dhe në këtë mënyrë ai merr tre pikët e para në kampionat, ndërsa Vllaznia fillon të kuptojë sesa të vështirë do ta ketë rrugëtimin e saj.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.