HomeKRYESOREVOLEJBOLL/ Vllaznia e meshkujve mund 3-1 Skënderbeun në sfidën e parë të...

VOLEJBOLL/ Vllaznia e meshkujve mund 3-1 Skënderbeun në sfidën e parë të kampionatit

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka mundur 3-1 Skënderbeun në ndeshjen e parë të kampionatit. Ajo është luajtur paraditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe është shoqëruar me shumë rivalitet dhe emocione.

Shkodranët e nisën mirë këtë përballje dhe si rrjedhojë e fitoi setin e parë në shifrat 25-17. I dyti ndërkohë ka shumë rivalitet dhe në fund kanë qenë sërish vendasit të cilët kanë fituar me shifrat 29-27. Skënderbeu nga ana e tij u zgjua disi në setin e tretë të cilin e fitoi pa shumë vështirësi, 25-16.

Por vetëm kaq sepse Vllaznia do të luante më mirë dhe do ta dominonte lojën në setin e katërt duke e fituar atë me rezultatin 25-22. Në këtë mënyrë i gjithë takimi do të fitohej nga skuadra vendase me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja në këtë mënyrë ka arritur të mundë Skënderbeun në ndeshjen e parë dhe në këtë mënyrë pavarësisht largimeve që ajo ka patur, pritet ta thotës sërish fjalën e saj edhe në kampionatin e ri.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments