HomeKRYESOREE bujshme, sulmuesi shkodran drejt shitjes në Angli te Brighton për 30...

E bujshme, sulmuesi shkodran drejt shitjes në Angli te Brighton për 30 milionë euro

Sulmuesi shkodran, Brajan Gruda mund të nisë një aventurë të re në Premier Ligë, te Brighton. Ky lajm i bujshëm vjen nga media “Sky Sport”.

20-vjeçari i lindur në Gjermani dhe që luan për Mainz 05 do të transferohet për shifrën rreth 30 milionë euro pasi marrëveshja mes klubeve është arritur. Tani pritet vetëm finalizimi i kësaj lëvizje.

Rikujtojmë që ai është dhe pjesë e kombëtares gjermane U-21. Madje ai u grumbullua edhe me kombetaren e te rriturve, ne prag te Euro 2024 dhe kjo tregon se eshte ne vemendjen e stafit te ketij ekipi.

Nje transferim i mundshem ne Angli padyshim qe do ta ndihmonte per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale dhe kjo do t’i bente shume mire futbollistit me origjine nga Shkodra.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments