Sulmuesi shkodran, Brajan Gruda mund të nisë një aventurë të re në Premier Ligë, te Brighton. Ky lajm i bujshëm vjen nga media “Sky Sport”.

20-vjeçari i lindur në Gjermani dhe që luan për Mainz 05 do të transferohet për shifrën rreth 30 milionë euro pasi marrëveshja mes klubeve është arritur. Tani pritet vetëm finalizimi i kësaj lëvizje.

Rikujtojmë që ai është dhe pjesë e kombëtares gjermane U-21. Madje ai u grumbullua edhe me kombetaren e te rriturve, ne prag te Euro 2024 dhe kjo tregon se eshte ne vemendjen e stafit te ketij ekipi.

Nje transferim i mundshem ne Angli padyshim qe do ta ndihmonte per t’u rritur edhe me shume nga ana profesionale dhe kjo do t’i bente shume mire futbollistit me origjine nga Shkodra.