Elbasani vazhdon që të jetë një nga klubet protagoniste në këtë merkato. Verdheblutë kanë zyrtarizuar transferimin e radhës dhe bëhet fjalër për mbrojtësin malazez, Emir Azemovic.
Ky i fundit është i dalë nga akademia e Partizanit të Beogradit, teksa ka luajtur edhe për Benficën dhe Fafe në Portugali.
Gjithashtu, Azemovic ka luajtur në Serbi për Zemun, Kolubara dhe së fundmi Nova Pazar, por edhe në kampionatin slloven dhe polak.
27-vjeçari është gati për aventurën e tij të re në Shqipëri, gati për të kontribuar te Elbasani. Drejtuesit e shohin malazezin si përforcimin e duhur në repartin e mbrojtjes.