Fillimi i sezonit të ri 2024/25 të Ligës Premier është tani vetëm pak ditë larg dhe emocionet po rriten përpara ndeshjes hapëse.Manchester United do të përpiqet të rikthehet nga humbja e tyre në Community Shield ndaj rivalëve të Manchester City, kur të presë Fulhamin të premten mbrëma në ndeshjen e parë të sezonit 2024/25.
Kampionit në fuqi, Cityt i është nënshtruar një detyrë e vështirë në ndeshjen e tyre hapëse, duke udhëtuar për t’u përballur me Chelsean e rinovuar në Stamford Bridge të dielën.
Nën-kampionët e sezonit të kaluar, Arsenali do të përballen me Wolves në Emirates të shtunën, ndërsa Liverpooli përballet me Ipswich Town në Anfield më herët atë ditë.City është çuditërisht favorit i basteve për të fituar ligën për të pestin sezon radhazi.
Megjithatë, edhe ekspertët e kompanisë të të dhënave Opta kanë këshilluar gjithashtu skuadrën e Pep Guardiolës janë favorit për të mbrojtur trofeun e tyre.Ata kanë parashikuar që tre të parat të jenë të njëjta me sezonin e kaluar, me Arsenalin që do të përfundojë sërish nën-kampion dhe Liverpooli të dalë i treti.
City i është dhënë një shans 82.2 për qind për të fituar ligën, Arsenalit (12.2%) dhe Liverpoolin (5.1%) që konsiderohen si të vetmit sfidues të tjerë realistë.Por, ka diçka befasuese me vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, me Chelsean që pritet ta marrë atë vend nën drejtimin e menaxherit të ri Enzo Maresca.
Ndërkohë, Newcastle pritet të përfundojë në vendin e pestë përpara Manchester Unitedin të gjashtit, edhe përkundër shpenzimeve të mëdha.Por, Opta u ka dhënë zero shanse për të fituar ligën dhe vetëm 1.2 për qind shanse për të përfunduar në dy vendet e para.
Ndërsa në skajin tjetër të tabelës, skuadrat e promovuara Leicester City, Ipswich dhe Southampton mendohen të kthehen përsëri në Championship, ndërsa atyre pritet t’iu bashkohet edhe Nottingham Forest.
Tabela e plotë e Ligës Premier e parashikuar nga Opta
1.Manchester City
2.Arsenal
3.Liverpool
4.Chelsea
5.Newcastle United
6.Manchester United
7.Tottenham Hotspur
8.Aston Villa
9.Crytal Palace
10.West Ham United
11.Brighton
12.Fulham
13.Everton
14.Brentford
15.Bournemouth
16.Wolverhampton Wanderers
17.Nottingham Forest
18.Leicester City
19.Ipswich Town
20.Southampton