Bashkia Shkodër ka vijuar punën për nderimin e figurave të ndryshme të sportit në kuadrin e 100 vjetorit të themelimit të shoqnisë Vllaznia. Për rrjedhojë, sot ka qenë rradhë e notarëve më të mirë në historinë e klubit shkodran për të marrë vëmendjen e këtij institucioni në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e dhënë në vite.

Kryebashkiakja Voltana Ademi I ka pritur ato në zyrën e saj dhe në fjalën përshetëse I ka falenderuar për gjithçka kanë bërë për klubin Vllaznia dhe për Shkodrën. Ajo ka evidentuar faktin se Federata ndërkombetare e notit u themelua në 1908, por në Shqipëri nëse kampionati i pare u zhvillua ne 1931, gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtarite lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920 në disiplinën 100 m, ku morën pjesë rreth 15 vetë.

Në 1924 në statutin e shoqërise “Djelmnia Shkodrane” figuron edhe organizimi i garave të notit, kurse shoqëria “Bashkimi Sportiv Shkodran” i krijuar në 1930 do të zhvillonte kampionate lokale mes anëtareve të cilet më pas do të merrnin pjesë në kampionatin e parë kombëtar në 1931.

Ndërkohë të nderuar me “Mirënjohje” nga Bashkia Shkodër kanë qenë Lin, Tefë, Mark, Rrok, Zef e Moisi Shestani, Smajl, Enver Muriqi dhe Mehdi Muriqi, Selami Ibrahimi, Azem Plisi, Ethem Avdia, Ilir Ymeri e Tonin Radovani tek ekipi I meshkujve si dhe Anjeza Shestani, Kudrete Kozmai, Anila Egerçi, Mimoza Alia, Rovena Marku e Flutura Shkenza tek femrat, pa harruar kurrsesi kontributin e trajnerëve Shuajp Mehmeti, Ridvan Gjeçaj, Franc Noga, Kudrete Kozmai, Smajl Muriqi e Halim Zaganjori. Disa prej të nderuarve janë shprehur të emocionuar për vlerësimin e bërë.

Personat e pranishëm por edhe familjarë të tyre kanë vlerësuar nismën e ndërmarrë nga kryebashkiakja Ademi për sportin e notit, në kuadër të veprimtarive të “Vitit të Vllaznisë”.
© shkodrasport.com