U zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit seminari “Zhvillimi i programeve stërvitore për të rinj”. Ky seminar, i organizuar në kuadër të procesit të licensimit të klubeve, i drejtohej të gjithë drejtuesve të akademive të ekipeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë. FSHF kishte ftuar në rolin e ekspertit dhe këshilluesit, Tomislav Butina, nga akademia e Dinamo Zagreb.

Drejtori teknik i Departamentit të Futbollit në FSHF, Dzemal Mustedanagiç, falenderoi klubet për pjesëmarrjen e madhe dhe seriozitetin e treguar në këtë proces, dhe u shpreh se Departamenti që ai drejton do të jetë gjithmonë në ndihmë të çdo klubi dhe akademie që kërkon ndihmë dhe një ekspertizë më të thelluar për të rritur cilësisht punën e përditshme që bëhet me moshat.

Butina në referimin e tij u tregoi të pranishmëve mënyrën e funksionimit të Akademisë së GNK Dinamo Zagreb, punën që bëhet me seleksionimin dhe stërvitshmërinë e të gjithë lojtarëve që janë pjesë e kësaj akademie dhe mënyrat e përditësimit të programeve stërvitore sipas standarteve më të fundit europiane dhe botërore.

Seminaret që po organizohen gjatë procesit të licensimi të klubeve kanë si qëllim rritjen e kapaciteteve manaxheriale dhe përkon me strategjinë dhe vizionin e FSHF-së, Futbolli 2030. Në këtë vizion është rishikuar i gjithë procesi i licensimit, si nje proces bashkepunimi me cdo klub, ku FSHF do te ofroj ekspertizë dhe asistencë të vazhdueshme në çdo sektor që ka lidhje me manaxhimin bashkëkohor të një klubi futbolli.

Ne mes pjesmarresve ne kete seminar, ka qene edhe drejtri teknik i Akademise Vllaznia Alban Neziri. Ai bashke me drejtuesit e tjere te akademive të klubeve shqiptare do të marrin pjese ne nje seminar tjeter qe do zhvillohet në muajin janar, në të cilin do të trajtohen edhe tema praktike rreth mënyrës së stërvitjes nëpër Akademi. Në seminarin e rradhës do të jetë përsëri një përfaqësues i GNK Dinamo Zagreb, Drejtori i akademisë, Damir Krznar, i cili ka shprehur gatshmërinë e tij duke sjellë ekspertët më të mirë të futbollit të moshave.