Egnatia mori mbrëmë për herë të tretë radhazi titullin kampion të Shqipërisë pasi mposhti me shifrat 2-0 Dinamon.
Një festë e jashtëzakonshme për rrogozhinasit, tifozët, lojtarët edhe drejtuesit. Një prej këtyre të fundit, drejtori sportiv, Klejdi Zenelaj postoi një foto në rrjetet sociale me sulmuesin Ildi Gruda. Teksa të dy mbanin në duar trofeun, ai shkruan me ironi kundër trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini.
Ky i fundit në momentin që Gruda vendosi tju bashkohej në verë kampioneve bënte një status: “Urime Egnatia, urime Gruda, urime Demrozi, jeta vazhdon…”.

Dhe Zenelaj ka zgjedhur pikërisht ti përgjigjet: “Koha tregon çdo vendim…”.
Një “larje hesapesh” mes palëve për sulmuesin.


