Shkodra eshte qyteti qe ka luajtur per here te pare futboll ne Shqiperi. Ne kete qytet eshte krijuar klubi i pare sportiv qe ne vitin 1919- Vllaznia dhe padyshim qe historia e mevonshme ka treguar se ai do te nxirrte shume talente te cilat do te perfaqesonin me dinjitet jo vetem Shkodren por edhe Shqiperine.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se pavaresisht perpjekjeve, asnjehere nuk u krijua nje ekip dinjitoz per te rivalizuar me Vllaznine dhe per te krijuar “derbin” e qytetit. Ose, edhe kur eshte krijuar, nuk ka jetuar gjate.

Periudha me e mire ne kete drejtim padyshim qe eshte ajo e vitit 1998-99 kur u krijua KF Shkodra dhe pjese e saj u bene edhe shume prej futbollisteve te Vllaznise. Te gjithe e konsideronin kete ekip si “Vllaznia B”.

Pati edhe nje perballje me Vllaznine per Kupen e Republikes dhe vertete fituan kuqeblute, por fusha e lojes tregoi shume rivalitet. KF Shkodra ne vitin 1998 ka qene shume prane ngjitjes ne Superlige.

Ka shkuar deri ne finale ndaj Kastriotit e cila u luajt ne “Qemal Stafa” dhe vertete krutanet fituan 1-0 por duke bere nje veprim aspak normal sepse diten e ndeshjes kishin marre 4 lojtare nga Dinamo, çka nuk lejohej ne asnje rregullore. Por ekipi i dyte i Shkodres u perfaqesua shume denjesisht perballe tyre. Kjo fotoja e ketij shkrimi i perket pikerisht kesaj ndeshje. Nje ekip model me trajner Taip Piraniqi dhe me president Millan Vason.

Pjese e ketij ekipi ishin portierin Nikolin Mardusha e me rradhe futbollistet Luan Shpuza, Ardit Duka, Edmir Duka, Selami Pepaj, Elton Jaku, Afrim Dibra, Afrim Mataj, Elbarin Kalaj, Artaks Isufi, Ilir Rragami, Edmond Grezda, Leonard Jaku, Ylber Zani, Tat Krasniqi, Legata e Artur Kodraleti.

Prej vitesh flitet shume per krijimin e nje ekipi te dyte. Jane marre shume inisiativa dhe jo vetem nga KF Shkodra por edhe nga persona e shoqata te tjera por nuk ia kane dale. Mbase ka ardhur momenti qe kjo tashme te behet realitet.
www.shkodrasport.com