Ajo ndeshje me Bjellorusinë është lënë pas krave dhe tani sytë e kuqezinjve janë hedhur te Lituania. Në “Air Albania” Kombëtarja shqitpare do të hyjë mbrëmjen e nesërme për të synuar triumfin e radhës, në mënyrë që të ecin nën hapat e duhur për objektivin e këtij viti në Ligën e Kombeve.

Kapiteni Elseid Hysaj del përkrahë trajnerit Edi Reja në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara ndeshjes, për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Është pak e vështirë për rikuperim, pasi kemi pak ndeshje që kemi luajtur. Por po punojmë të jemi gati 100%. kemi parë disa video, ku kemi dalluar që Lituania është ekip që i pëlqen të luajë futboll, të pasojë. Duhet të kemi kujdes nga mbrojtja, sepse luajnë me pasime për sulmuesit.

Është një rol I ri për mua sepse kam luajtur me 4. Por më pëlqen sepse më jep mundësi të luaj përpara dhe të shkoj pranë golit. Karriera ime tani është në lulëzim. Jam 26 vjec dhe kam edhe shumë vite të tjera. Te Napoli jam shumë mirë, s’kam pasur asnjë problem.

Shpresoj të rinovoj dhe të qendroj aty për shumë vite. E kam thënë, Napoli është shtëpia ime e dytë. Unë ka filluar të më pëlqejë dhe goli. Shpresoj që nesër të bëj një gol. ”, ka thënë Hysaj./Sport Ekspres/