Ka përfunduar ndeshja mes Vorës dhe Flaumurtarit, e mbyllur me shifrat 1 – 0 për “Blutë”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Da Silva Rodrigues përmes penalltisë në minutën 13’.
Ky finalizimi i shpejtë i dha qetësin e nevojshme Vorës për të menaxhuar rezultatin dhe siguruar 3 pikët. Pjesa e dytë ishte më “luftarake”, por që nuk ndikoi në rezultatin final.
Në totalë u regjistruan 9 kartonë të verdhë, tregues i një ndeshje të ashpër. Pas 4 javësh Superiore, Vora numëron 7 pikë, ndërsa Flamurtari “dergjet” në vendin e parafundit me vetëm 2 pikë.
Vora 1 – 0 Flamurtari (13′ Da Silva Roddigues)
Kategoria Superiore: Java e 4-t
Stadiumi: “Stadiumi Laçi”
Arbitër: Erjon Bylykbashi
FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Ruçi; Zuna, Repaj, Karrica, Da Silva, Kasalla, Bardhi, Dalipi, Barjamaj, Shehi, Geci. Trajner: Arjan Bellai.
FLAMURTARI: Aleksovski; Ramirez, Bourard Samy, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Nunes, Baeten, Todoroski, Chantakias. Trajner: Carlos Garcia.