Nga Endri ÇINARI

Një fakt që gëzon shumë para nisjes së kampionatit pas 10 ditësh, për Vllazninë është se grupi i kuqebluve tashmë gëzon formë të plotë fizike. Asnjë nga futbollistët e skuadrës shkodrane nuk vuan ndonjë dëmtim apo gjendje gripale, duke qenë kështu të gjithë të gatshëm nën urdhërat e Edi Martinit. Edhe emra si Qato apo Krymi duket se kanë kaluar totalisht problemet me muskujt.

Me dy mesfushorët që vuajtën shumë gjatë kësaj periudhës verore ku kuqeblutë zhvilluan ndeshjet në Conference League. Në mënyrë që ekipi të shmangë mbingarkesat e panevojshme në prag të edicionit të ri, stafi mjekësor me direktivat e Martinit i ka dhënë një prioritet të madh rikuperimit të lojtarëve.

Në mënyrë që të shmangen dëmtimet, ku gjatë periudhës së verës për shkak të ngarkesave stërvitore, probabiliteti është shumë i madh për dëmtime. Dhe këtë duan të evitojnë tek 9 herë kampionët e vendit.

Nisur edhe nga eksperienca aspak pozitive e sezonit të shkuar e Vllaznisë. Ku shkodranët ishin ekipi që pësoi më shumë lëndime futbollistësh se askush tjetër në Superiore. Me mbi 14 futbollistë që qëndruan në infermieri dhe jashtë fushave të lojës në periudha të ndryshme të edicionit 2024-25.(www.shkodrasport.com)