HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE2 gola e kartonë të kuq, Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët

2 gola e kartonë të kuq, Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët

Egnatia 1 – 1 Tirana (Sota 36′ / Soler 45+5′)

Egnatia dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Golin për Egnatian e shënoi Eljon Sota, ndërsa për bardheblutë rrugën e rrjetës e gjeti Soler. Ndërkohë që për dy ekipet kishte nga një karton të kuq. Te rrogozhinasit kartonin e kuq e mori Ujka, ndërsa te Tirana u ndëshkua Vera.

Me këtë barazim, Egnatia mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 54 pikë. Ndërkohë që me 31 pikë, Tirana parakalon Bylisin dhe shkon në vendin e 7-të, jashtë “zonës së ftohtë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments