Në 27 maj 2017, futbollistët e Tiranës e lanë në lot fushën e “Loro Boricit”. Ekipi I Vllaznisë mori një pikë, por Tirana, për herë të parë në historinë e vet njëshekullore, ra nga kategoria superiore.

Lotët në fushën e “Loro Boricit” nuk janë harruar. Tirana pati një vit të vështirë më pas në kategorinë e parë, Vllaznia vazhdoi në superiore.

Por një vit më vonë, Tirana u ngjit në Superiore, e Vllaznia ra nga kategoria.

Sot, futbollistët e Tiranës, ata që e kanë përjetuar atë skenë të 27 maj 2017, do rikthehen në vendin që nuk kanë shkelur që prej dy vitesh. Do të duhet të fitojnë përballë Vllaznisë, edhe për atë turp të rënies nga kategoria dy vite më parë./newsport/