Sedat Pajaziti nuk është më trajner i Kukësit. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen e ditën e sotme.
Rikujtojmë që 52-vjeçari mori drejtimin e klubit verilindor në korrikun e këtij viti, por aventura e tij nuk zgjati shumë. Në këtë nisje të sezonit të ri, Kukësi ka arritur të grumbullojë vetëm 4 pikë dhe renditet në vendin e 10-të.
Nën drejtimin e Pajazitit kanë marrë vetëm një fitore, një barazim dhe 3 humbje. Duket se rezultatet jo të mira e kanë shtyrë trajnerin të marrë këtë vendim.