Ditën e djeshme janë luajtur 5 ndeshje të javës së 5-të të kategorisë së parë dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë fitorja e të gjithë ekipeve pretendente. Por nga ana tjetër, edhe këtë javë nuk kanë munguar golat e futbollistëve shkodranë që luajnë në këtë kategori.

Golin më të rëndësishëm e ka shënuar mbrojtësi Aleksander Trumçi i cili i ka dhën fitoren Bylisit në sfidën ndaj Korabit të luajtur në Ballsh. Një sfidë që po shkonte drejt barazimit, por goli i futbollistit shkodran në minutën e 73-të i ka dhënë fitoren 1-0 Bylisit.

Nga ana tjetër, Flamurtari ka treguar forcën në përballjen e luajtur në transfertë ndaj Lushnjës duke fituar me rezultatin e thellë 4-0. Njërin prej golave, atë të tretin e ka shënuar kapiteni i skuadrës vlonjate, pikërisht Denis Pjeshka.

Një tjetër shkodran ka shënuar edhe në ndeshjen Vora- Tomori e mbyllur me rezultatin e thellë 5-1 në favor të vendasve. Për ta, golin e parë e ka shënuar i zakonshmi, sulmuesi Jasmin Rraboshta.

Në këtë mënyrë ky është treguesi më i mirë se si futbollistët shkodranë në çdo javë të kategorisë së parë janë protagonistë me lojën dhe golat e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/