David Çela, vetëm 14-vjeç luan me Augsburg, por edhe kapiten në ekipin e tij, një talent me shumë perspektivë dhe që në klubin gjerman e shohin si një nga elementët me shumë perspektivë të viteve të fundit. Madje, djaloshin shqiptar e adhurojnë edhe lojtarët e skuadrës së parë të klubit të njohur gjerman, pasi mahniten me veprimet e tij, lëvizjet me top sidomos, pasi bën diferencën në kampionatin ku luan.

Madje, talenti nga Tirana është edhe kapiten në skuadrën ku aderon, ndërsa menaxheri i tij Bruno Dodi flet më superlativa për të, por edhe nga ajo që thonë në klubin e tij, por edhe trajneri i parë i skuadrës gjermane.

“Është një talent që po rritet dhe që sot ai dallon nga bashkëmoshatarët e tij dhe bën diferencën. Kur luan ai edhe skuadra e parë e Augsburg e ndjek, madje lojtarët atje e afrojnë dhe e duan jashtë mase. Mesfusha e Kombëtares pas 3-4 viteve do të ketë një talent kalibri. E ndjek prej vitesh që fëmijë por ka avancuar shumë, madje së fundmi ka pasur edhe skautë të Leverkuzen apo Bayern në Gjermani, por edhe të Romës në Itali dhe PSG U-15, apo Njikasëll e Arsenal, madje disponojmë edhe adresimin dhe interesimin me e-mail për Çelën.

Madje Federata shqiptare duhet që ta afrojë sa më shpejt, sepse për të interesohet edhe Gjermania U-15 dhe nesër do të jetë tepër vonë. Unë nuk gaboj në shijet e mia, sepse kam një jetë, sidomos me elementin e ri, por në Shqipëri, e sidomos në kampionatet në Europë ka me shumicë talente shqiptarë. Në saj të misionit tim shoh shumë fëmijë që kanë dëshirë të veshin bluzën kuqezi, por ata meritojnë vëmendje sepse premtojnë shumë dhe sigurojmë baza të Kombëtares A.

Dua të shtoj se janë shumë talente shqiptarë që i ndjek, madje edhe i takoj dhe janë lojtarë që premtojnë shumë dhe meritojnë vëmendje të madhe nga skautët e FSHF-së, para se të na ikin”, – tha menaxheri Bruno Dodi.(www.shkodrasport.com)