HomeKRYESOREBorusia e Dortmundit i ka kërkuar Matias Zamer të tërhiqet nga roli...

Borusia e Dortmundit i ka kërkuar Matias Zamer të tërhiqet nga roli i ekspertit për ndeshjet e saj

Duke nisur nga kjo javë Matias Zamer nuk do të shfaqet më në rolin ekspertit të “Amazon Prime” në ndeshjet ku do të luajë Borusia e Dortmundit.

Sipas “Sport-Information-Dienst” kjo ka qenë dëshira e drejtorit të përgjithshëm të klubit, Lars Riken. Ky i fundit, pa dhënë shpjegime të tjera, i ka kërkuar Zamer që të mos analizojë ndeshjet e Borusias.

Siç dihet Zamer punon pranë këtij klubi prej vitesh në rolin e këshilltarit. Gjithçka ka nisur para pak ditësh kur Samer pas humbjes që pësoi Dortmundi në Bolonja tha se shikonte një “skuadër plotësisht të shkatërruar në aspektin fizik dhe psikologjik”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments