...
HomeKRYESOREBroja drejt rikuperimit të plotë, Everton i bllokon rrugën drejt Kombëtares

Broja drejt rikuperimit të plotë, Everton i bllokon rrugën drejt Kombëtares

Armando Broja nuk pritet të jetë i gatshëm për Kombëtaren e Shqipërisë në fillimin e kualifikueseve të Botërorit. Vetë lojtari është drejt rikuperimit të plotë, por trajneri i Evertonit, David Mojes, ka bërë të ditur se do të pritet deri në fundin e muajit mars.

Mojes do të ketë një alternativë më tepër me Brojën, që akoma nuk ka luajtur nën urdhërat e tij tek Evertoni.

“Po stërvitet, është bashkuar pak. Nuk është përfundimisht gati akoma. Do të thoja pas pushimit të kombëtareve do të jetë koha e duhur. Është një mundësi që të jetë i gatshëm në javën e ardhshme.

Për momentin mund të ndjek stafin mjekësor. Nëse do supozoja, do të thoja se do të jetë i gatshëm pas ndeshjeve të kombëtareve”, u shpreh trajneri i Evertonit për rastin e Brojës.

Kështu Broja do të humbiste ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.