HomeKRYESORESulmuesi nga Malësia e Madhe Amarildo Gjoni shënon sërish për Sherif Tiraspol....

Sulmuesi nga Malësia e Madhe Amarildo Gjoni shënon sërish për Sherif Tiraspol. Kryeson renditjen e golashënuesve në Moldavi

Mund të thuhet pa asnjë diskutim se sulmuesi Amarildo Gjoni po përjeton formë më të mirë nga legjonarët. Edhe pse nuk është thirrur kurrë në Kombëtare, sezoni që po kalon te FC Sheriff mund të përkufizohet si i jashtëzakonshëm.

Ditën e djeshme ai shënoi sërish në duelin kundër Zimbru Chisinau, ndeshje e humbur nga FC Sheriff. Finalizimi në fjalë rezulton i 5 në 6 prezenca të Superligës moldave.

Pas korsimit nga një goditje dënimi, Gjoni u tregua i saktë me kokë (26’), duke barazuar shifrat përkohësisht. Në edicionin e kaluar, 26-vjeçari i lindur në Malësinë e Madhe luajti me fanellën e Elbasanit, teksa nuk ishte në gjendje të linte “gjurmë”.

Ndërkohë aktualisht ai me 5 gola të shënuar në kampionatin moldav, kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë sëbashku me futbollistin Caruntu të ekipit Dacia.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments