...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREIliria nuk ndalet në merkato, firmos me lojtarin që ka luajtur në...

Iliria nuk ndalet në merkato, firmos me lojtarin që ka luajtur në Kosovë dhe Itali

Darnell Kithambo është futbollisti më i ri i Ilirisë, kampionët e sezonit të shkuar të Kategorisë së Dytë (Grupi A).

Pasi mbylli aventurën në Serie D me Sammaurese, sulmuesi 23-vjeçar vendosi që të niste një të re ne Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

Kithambo ka një të shkuar në Angli me ekipe si Coggeshall dhe Saffron Walden, ndërkohë që ka luajtur edhe në Kosovë me Rahovecin dhe Prishtinën e Re. Vlera e tij në “Transfermarkt” është 50 mijë euro.

Njoftimi i KF Iliria:

KF Iliria prezanton përforcimin më të ri në repartin ofensiv: Darnell Kithambo. Me eksperiencë në Serie D të Italisë, si dhe me aktivizime në futbollin kosovar me Prishtina e Re dhe KF Rahoveci, Darnell sjell dinamizëm, forcë fizike dhe instinkt goli në skuadrën tonë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.