Nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj

Kur emri i Elerta Zykajt përmendet në Vlorë apo në Prishtinë, basketbolli nuk është thjesht një lojë – është kujtim, emocion dhe dinjitet. Me një karrierë që ka lidhur dy qytete, dy kampionate dhe shumë tituj, Elerta mbetet një nga figurat më përfaqësuese të sportit femëror shqiptar në dekadat e fundit.

Në një kohë kur kombëtarja e vajzave U-18 humbet 116–22 ndaj Serbisë, dhe basketbolli duket i braktisur nga institucionet, zëri i saj është më i nevojshëm se kurrë.

Në këtë intervistë ekskluzive, ajo nuk kursen të vërtetat. Flet si sportiste, si njeri që e ka ndjerë parketin në muskuj, dhe si qytetare e ndërgjegjshme për të ardhmen e sportit.

Një intervistë që nuk duhet humbur – jo vetëm për ata që ndjekin basketbollin, por për këdo që beson se sporti është pasqyrë e shoqërisë.

– Elerta, le të kthehemi pak pas në kohë. Si nisi për ty rrugëtimi në basketboll?

Unë jam rritur me basketbollin. Për më shumë se 20 vjet, ai ka qenë pjesë e përditshmërisë sime, gëzimeve, sfidave dhe formimit tim si njeri. E kam dhënë gjithçka në fushë. Sot, kur e shoh çfarë po ndodh me brezat e rinj, ndjej përgjegjësi që të flas, jo nga një piedestal, por nga një vend dhimbjeje dhe kujdesi.

– Cilat janë disa nga momentet më të veçanta të karrierës tënde?

Fillimet e mia si lojtare i kam filluar me ekipin e Tiranes e me pas në Vlorë, në klubin Flamurtari, që për mua s’ishte thjesht ekip, por një shkollë karakteri. Ishte periudha kur flinim nëpër autobusa dhe stërviteshim në temperatura të ulëta, por kurrë nuk e ndalëm vrullin.

Kalimi në Prishtinë ishte vendim sfidues dhe jetesor, por shumë i rëndësishëm. Aty gjeta një organizim ndryshe, më profesional dhe më të respektuar për sportistin. Ishte një hap i madh ne jetes time qe me rritj dhe si njeri.

Unë kam luajtur si guard. Pika ime e fortë ishte 3 pikshi vizioni në lojë dhe kapaciteti për të udhëhequr ekipin, por mbi të gjitha mentaliteti luftarak – asnjë ndeshje nuk është e humbur para se të bjerë bilbili i fundit.

Kam fituar kampionate në Shqipëri dhe Kosovë, kupa, por mbi të gjitha — respektin e fushës. Statistikat ne loje per mua jane numra , por më shumë se numrat, dua të më kujtojnë për mënyrën si luftoja për fanellën.

– Si e përjetove kalimin nga Shqipëria në Kosovë? A pati diferenca në qasjen ndaj basketbollit?

Kalimi në Prishtinë ishte vendim sfidues dhe jetesor, por shumë i rëndësishëm. Aty gjeta një organizim ndryshe, më profesional dhe më të respektuar për sportistin. Ishte një hap i madh ne jetes time qe me rritj dhe si njeri.”

– Sot, ndërkohë që ke lënë fushën e lojës, si e sheh situatën e basketbollit femëror në Shqipëri dhe Kosovë?

Në Kosovë sporti është më i organizuar, ka më shumë mbështetje institucionale, ndonëse edhe aty ka shumë punë për të bërë. Në Shqipëri, mungesa e investimeve, menaxhimit dhe vëmendjes e bën jetën e një sportisteje jashtëzakonisht të vështirë.”

– Kombëtarja shqiptare e të rejave humbi 116–22 ndaj Serbisë. Si e përjetove si ish-lojtare këtë rezultat?

116–22 ndaj Serbisë? Ky nuk është thjesht rezultat, është një sinjal i fortë alarmi. Kur një ekip pëson një diferencë kaq të thellë, nuk duhet të fajësojmë vajzat. Faji është sistemik. Mungesa e përgatitjes, psikologjisë sportive, seleksionimit të drejtë dhe mbështetjes nga federata krijon këtë lloj pasigurie dhe inferioriteti.

– Sipas jush, cilat janë shkaqet që kanë çuar në këtë rënie të lirë të basketbollit të vajzave?

Problemi nis që në bazë. Klubet punojnë shpesh me pasion, por pa mbështetje. Federatat shpesh janë më shumë politike sesa sportive. Trajnerët nuk kanë akses te trajnime moderne dhe sportistët trajtohen si numra. Roli i prindërve është gjithashtu jetik – sepse pa mbështetjen e tyre, një vajzë në Shqipëri e ka të pamundur të rritet si sportiste.

– A mendon se është koha që brezi juaj të marrë rol drejtues, teknik apo institucional në basketboll?

Na duhet një reformë e thellë. Duhet të ndërtojmë struktura të qëndrueshme për të rejat, qendra stërvitore, mbështetje psikologjike, dhe sistem mentorimi. Ish-lojtaret duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes — jo vetëm si dekor, por si zëra që dinë si është të luftosh për çdo top.

– Po në Kosovë, a ka reflektim më të madh pas rezultateve jo të mira në arenën ndërkombëtare?

– Në fund, çfarë do t’i thoshe një vajze të vogël që sot do të nisë basketbollin në Vlorë, Tiranë, Prishtinë apo Gjakovë?

Sporti është më shumë sesa pikë apo tituj. Është mënyrë jetese, është edukatë, është përfaqësim. Nëse nuk investojmë në sport, i humbim të rinjtë dhe kulturën. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për një zgjim kombëtar për sportin dhe veçanërisht për sportin e vajzave.”