Tek Vllaznia vijon ardhja e lojtareve. Lirim Kastrati ka firmosur tashme, nderkohe qe e njejta gje pritet te ndodhe ne ditet ne vijim edhe me francezin 20 vjeçar Tom Saettel. Megjithate drejtuesit kuqeblu nuk po ndalen ketu.
Ditet e fundit kane mberritur ne Shkoder per prove edhe tre futbolliste senegaleze. Behet fjale per sulmuesin 25 vjeeçar Alione Lo, mesfushorin 21 vjeçar Moustapha Lo dhe mbrojtësin 25 vjeçar Fallo Fall.
Lojtaret ne fjale i jane sugjeruar klubit shkodran nga presidenti i klubit shqiptar ne Itali, “Vllaznia Elite” Benardin Gjekaj. Bashkepunimi i tij me Vllaznine e Shkodres eshte forcuar se tepermi pas miqesores qe keto dy ekipe zhvilluan ne muajin qershor ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Si rrjedhoje, presidenti Gjekaj fale edhe lidhjeve te tij ne Senegal, ia ka propozuar Vllaznise tre lojtaret ne fjale te cilet kane mberritur tashme ne Shkoder dhe kane nisur stervitjen me ekipin. Trajneri Martini do t’i testoje ato ne ndeshjet miqesore qe do te zhvillohen ne ditet ne vijim.(www.shkodrasport.com)