Lajmi i publikuar mesditen e sotme nga gazeta “Shkodra Sport” eshte konfirmuar pak minuta me pare edhe nga vete Klubi i Futbollit Vllaznia permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare: Lirim Kastrati eshte zyrtarisht kuqeblu.
Nje goditje e klubit shkodran ne merkato, i cili ne pamundesi per te mbajtur Bismark i cili ishte i huazuar nga Skenderbeu vetem per Kupat e Europes, arriti te bente realitet marrjen e nje tjeter lojtari cilesor ne merkato siç eshte Kastrati.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë.
Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!”- shkruhet ne njoftimin e shperndare nga klubi shkodran.