Mladen Milinkovic është trajneri i ri i Partizani. Pasi mbylli aventurën e tij në Malin e Zi me Buducnost Podgorica, tekniku serb ka vendosur të nisë një “udhëtim” të ri në Shqipëri.

Për Milinkovic është një rikthim në Superiore, pasi më parë ka drejtuar Luftëtartn dhe Kukësin. Ndërkohë që te Partizani, 57-vjeçari serb do të marrë vendin e Skënder Gegës, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë.

Menjëherë pas firmës, 57-vjeçari serb ka thënë edhe fjalët e tij të para si i “kuq”, duke theksuar se objektivi kryesor është titulli kampion në Superiore.

“Dua të falënderoj drejtorin për fjalët e mira dhe presidentin për mundësinë që të punoj në një klub kaq të madh siç është Partizani. Unë kthehem pas 8 vitesh në Shqipëri, eksperienca në dy klubet e para ishte shumë e mirë. Gjithashtu besoj se njerëzit në klubet ku isha trajner më parë ishin shumë të kënaqur dhe besoj se mund të bëj tifozët në gjithë Shqipërinë të jenë të lumtur në fund të sezonit.