HomeKRYESORELiverpooli është shumë pranë transferimit më të shtrenjtë në histori të Premier...

Liverpooli është shumë pranë transferimit më të shtrenjtë në histori të Premier Ligës

Liverpooli po përgatitet të mbyllë transferimin më të shtrenjtë në histori të Premier Ligës. Klubi nga Anfield ka bërë një ofertë prej 140 milionë eurosh për sulmuesin suedez Alexander Isak, i cili aktualisht është pjesë e Newcastle United.

Nëse ky transferim realizohet, Isak do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Ligës Premier, duke kaluar Florian Wirtz, i cili mban rekordin aktual me 125 milionë euro. Liverpooli është i vendosur të sigurojë shërbimet e tij për të forcuar sulmin nën drejtimin e trajnerit Arne Slot.

Pavarësisht ofertës së majme, Newcastle e ka refuzuar propozimin fillestar. Klubi anglez e konsideron Isakun pjesë kyçe të projektit afatgjatë dhe nuk është i gatshëm ta shesë, përveçse në rast të një oferte të parezistueshme.

Isak ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Ligës Premier sezonin e fundit. Liverpooli beson se Isak do të përshtatet në mënyrë perfekte me stilin e lojës së skuadrës.

Lojtari tanimë i ka bërë të qartë drejtuesve të Newcastle se dëshiron transferimin në Anfield dhe tani po pret që dy klubet të gjejnë marrëveshje. /Telegrafi/ 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments