Drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, është shfaqur par mediave dje në prezantimin e trajnerit Mladen Milinkoviç. Edhe ai ka folur për trajnerin e ri, por edhe strategjinë e klubit dhe ndërhyrjet në merkato që priten të bëhen për të përforcuar skuadrën.

“Jemi këtu për të prezantuar trajnerin tonë të ri, Mladen Milinkoviç. Besoj se është gjerësisht i njohur në opinionin futbollistik shqiptar me eksperiencat pozitive që ka pasur me Luftëtarin e Kukësin, por edhe ne rajon. Kështu që jemi besimplotë, të kënaqur qe jemi në këtë ditë sot. Doja t’i uroja shumë suksese në këtë projekt të rëndësishëm dhe shpresojmë dhe mendojmë të shkojmë sa më larg duke shtuar këtu edhe rezultatet e të gjitha bashkë.

Merkato? Është e vërtetë që pjesën me të madhe të grupit e kemi. Patjetër që në bashkëpunim me trajnerin kemi menduar të përmirësojmë edhe më shumë. Jemi në negociata me profile të rëndësishme. Në momentin që jemi te Partizani, titulli është objektiv kryesor madhor. Për këtë arsye jemi afër profileve të rëndësishëm. Le të themi që dy prej tyre priten vetëm testet mjekësore, të shohim në ditët në vazhdim nëse arrijmë të mbyllim dy profile të tjera, përveç këtyre që po biem dakord.

Mesfusha? Një profil të rëndësishëm është mbyllur, një futbollist kombëtareje, vetëm presim që të bëjë vizitat mjekësore që të mbyllet nga ana burokratike. Por nuk është vetëm nga ai pozicion. Po shohim edhe për shkak të problematikave që na ka sjellë dëmtimi i Kekos së fundmi, që do jetë i detyruar të bëjë ndërhyrje kirurgjikale në gju dhe kjo na ka prishur planifikimin në atë pozicion. Por patjetër kemi edhe situatën që Bintsuka ka rinovuar me një kontratë trevjeçare me klubin, por për arsye administrative nuk është në Shqipëri.