Një gol i Adetunxhi në pjesën e dytë të ndeshjes, i ka siguruar Ballkanit një fitore të rëndësishme në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Orges Shehit ka mundur në shtëpi me shifrat 1-0 Shamrok Rovers të Irlandës, për të bërë një hap më shumë drejt kalimit të turit. Skuadra kosovare dominoi sfidën ndaj irlandezëve me lojë dhe me raste.

Por për të shijuar golin u desh të pritej pjesa e dytë, kur Adetunxhi hyri në zonë dhe tundi rrjetën, për t’i dhënë ekipit të tij avantazhin minimal për ndeshjen e kthimit.

BALLKANI-SHEMROK 1-0
56′ Adetunxhi