Nga Gjergj KOLA

Deri tre javë më parë, në CV-në e tij suksesi më i madh ishte shpallja kampion i Seria D në Itali me Sambenedettese, por pa mundur dot të luante si profesionist një kategori më lart me këtë ekip dhe kjo sepse ai u transferua në Skoci, për të firmosur atje me një ekip të njohur si Hearts.

Por ndonëse ka vetëm pak kohë që i është bashkuar kësaj skuadre, Kerjota ditën e djeshme ka bërë debutimin e tij në “Scottish Premiership” duke e debutuar në këtë mënyrë me ekipin e tij të ri. Trajneri Derek McInnes ka vendosur ta aktivizojë shqiptarin në minutën e 63-të duke e aktivizuar në vend të Spittal në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Dundee United

Dhe kjo ka ndodhur pikërisht atëherë kur rezultati ishte i mbërthyer në shifrat e barabarta 2-2 dhe trajneri duket se besonte në aftësitë e Sabahit. Ai në fakt është munduar të japë kontributin e tij, ndonëse kuptohet do ende kohën e vet që të kapë ritmin e lojës së këtij kampionati, ambientimin me skuadrën etj.

Sulmuesi 23 vjeçar shkodran ka luajtur 27 minuta në këtë debutim të tij, ka gjuajtur një herë në portën kundërshtare, ka realizuar dy driblime, ka prekur 23 herë topin dhe ka patur 70 për qind në pasimet e bëra. Kuptohet që prej Kerjotës pritet shumë më tepër por e rëndësishme është që ai po përshtatet shpejt me skuadrën e tij të re.

Kjo e fundit në fakt, Heart, arriti ta fitonte ndeshjen e djeshme ndaj Dundee me shifrat 3-2 falë një goli të shënuar në minutën e 95-të dhe në këtë mënyrë ka marrë fitoren e dyrtKjo e fundit në fakt, Heart, arriti ta fitonte ndeshjen e djeshme ndaj Dundee me shifrat 3-2 falë një goli të shënuar në minutën e 95-të dhe në këtë mënyrë ka marrë fitoren e dytë në kampionat dhe pas dy ndeshjesh të luajtura, kryeson renditjen e kampionatit bashkë me Celtic me pikë të plota, nga 6.

Debutimi i djeshëm i shkodranit Kerjota në elitën e futbollit skocez padyshim që është një lajm i mirë, por ky është vetëm i pari sepse me siguri që ai me talentin e tij do të dijë të bëjë edhe shumë gjëra të tjera të bukura.(www.shkodrasport.com)