Pas asaj me Laçin te shtunen e kaluar, Vllaznia do te luaje pasditen e neserme nje tjeter ndeshje miqesore. Kete here perballe saj do te jete ekipi i Kukesit dhe sfida ne mes tyre do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 19:00.

Te pakten ky eshte njoftimi i shperndare mbremjen e sotme nga vete klubi shkodran. Por ne ndryshim me miqesoren ndaj Laçit (te humbur 1-2) ku luajten futbollistet rezerve, kete here pritet te jene ne fushe te gjithe titullaret.

Perfshi ketu edhe dy blerjet e fundit, Kastratin e Kallakun. Ata ndoshta mund te mos e nisin si titullare, por gjithsesi do te kene minutat e tyre ne dispozicion per te treguar se çfare jane ne gjendje te bejne.

Drejtuesit kuqeblu pritet te sigurojne edhe nje miqesore tjeter ne fundjave dhe me te, te mbyllin pergatitjet per ndeshjen e pare te kampionatit qe do te luhet pas dy javesh ndaj Egnatias kampione ne fuqi e vendit.(www.shkodrasport.com)