Bylisi ka kryer dy përforcime të tjera në merkato. Skuadra e Mirel Josës ka prezantuar një portier dhe mbrojtës. Ballshiotët iu kanë uruar mirëseardhjen në ekip Zheremi Emanuel Vashou dhe David Carmona Sierra.

NJOFTIM!

FK BYLIS ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin e portierit me eksperiencë, francezin Zheremi Emanuel Vashou, 31-vjeçar, i cili së fundmi ka luajtur në Superligën e Zvicrës me ekipin e Stade Lausane, por ka një eksperiencë të madhe edhe në shteti  e tin me ekipet e St. Etien, Lens, Orleans e Dankerk.

David Carmona Sierra, mbrojtës i djathtë, i datëlindjes 11 janar 1997, do të jetë pjesë e skuadrës sonë në vijim. Carmona sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Asteras Tripoli, në Superligën greke, ndërsa në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e ekipeve spanjolle, Sevilla, Cadiz, Rasing Santander.

Të dy lojtarët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik.

#forcabylis