Pas pak minutash do te nise ne stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja miqesore ne mes ekipeve te Vllaznise dhe Kukesit. Nje test ky qe do t’u sherbeje te dy trajnereve per te pare gjendjet e ekipeve te tyre pak dite para startit te kampionatit.
Tek kuqeblute nderkohe trajneri Martini ka zgjedhur edhe 11-shen qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare e miqesores. Keshtu, ne porte do te jete gjermani Pohls, ndersa mbrojtja do te jete e perbere nga tre futbolliste e pikerisht nga Pusi, Bajrami e Kouro.
Ne mesfushe do te luajne Sala, Qato, Mala dhe Yago, ndersa treshja e sulmit do te jete e perbere nga Murataj, Kastrati dhe Balaj. Takimi do te nise me kete formacion dhe ne pjesen e dyte me shume mundesi, stafi teknik do u jape mundesine edhe te gjithe lojtareve te stolit per te luajtur 45 minuta.
Kjo eshte miqesorja e dyte per Vllaznine. Te paren e luajti me formacionin e dyte diten e shtune ne Laç te cilen e humbi me shifrat 2-1 dhe nderkohe mesohet se drejtuesit kuqeblu kane ne plan te zhvillojne edhe nje tjeter miqesore diten e shtune.(www.shkodrasport.com)