Vllaznia dhe Kukësi kanë zhvilluar sot një miqësore përgatitore në “Loro Boriçi” për të parë gjendjen e futbollistëve në dispozicion në radhët e të dy ekipeve. Një ndeshje e cila ka dhuruar 7 gola, pasi ka përfunduar me shifrat 4-3.
Kuqeblute e kane nisur ndeshjen me kete formacion: Keshtu, ne porte ka qene gjermani Pohls, ndersa mbrojtja ka qene e perbere nga tre futbolliste e pikerisht nga Pusi, Bajrami e Kouro.
Ne mesfushe luajten Sala, Qato, Mala dhe Yago, ndersa treshja e sulmit u formua nga Murataj, Kastrati dhe Balaj. Ne pjesen e dyte trajneri Martini ka aktivizuar edhe futbolliste te tjere.
Shkodranët gjetën shpejt avantazhin me Salën, por ishte Bespalla ai i cili barazoi shifrat për verilindorët. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të kuqebluve pasi Qato gjeti rrugën e rrjetës për ekipin e drejtuar nga Edi Martini.
Yago çoi shifrat në 3-1 për vendasit sapo filloi pjesa e dytë, ndërsa Birçaj shkurtoi shifrat në 3-2. Golat e Mensah nga një anë dhe Fejzajt në tjetrën, vulosën fitoren 4-3 të Vllaznisë në këtë duel miqësor.