Nga Maringlen ZHIVANI
Futbollisti shkodran Klejdi Paloka është largimi i rradhës nga Burreli. Ai është larguar pas një sezoni mjaft pozitiv nga matjanët, teksa tashmë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. 23-vjeçari ishte një nga shtyllat e formacionit të trajnerit Ditmar Bicaj në sezonin e fundit me plot 28-paraqitje dhe një gol, duke spikatur për lojën e tij.
Burime ekskluzive të “Shkodra Sport” mësojnë se Paloka do ta vijojë karrierën në Ligën e Parë të Kosovës me Vushtrinë, një klub me histori të pasur në futbollin kosovar dhe me objektiv të qartë për rikthimin në Superligë që këtë sezon.
Skuadra e Vushtrisë, me në krye trajnerin e njohur Armend Dallku, ka një projekt ambicioz për rikthimin në Superligën kosovare dhe futbollisti shkodran është pjesë e rëndësishme e planeve të këtij ekipi dhe prandaj është afruar.
Drejtuesit e Burrelit dhe sidomos trajneri Samuel Nikaj bënë gjithçka për ta mbajtur, pasi futbollisti ishte ende nën kontratë, por në fund u dorëzuan përballë dëshirës së vetë Klejdi Palokës për të nisur një aventurë të re në Kosovë.(www.shkodrasport.com)