Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka marrë një lajm të keq pak ditë para se të përpilojë listën për futbollistët që do të grumbullojë për ndeshjet e shtatorit. Një nga shtyllat e skuadrës kuqezi, mbrojtësi Ardian Ismajli, ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të lojës.
Klubi i Torinos, pjesë e të cilit ai u bë gjatë merkatos së verës, bëri një komunikatë zyrtare për këtë dëmtim, duke njoftuar gjithashtu se kishte filluar procesi i riaftësimti të lojtarit dhe situata do të shihej javë pas jave.
Kësisoj, Ismajli do të humbasë padyshim ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Modenës, por pritet të paktën edhe ndeshjen e javës së parë në Serinë A ndaj Interit, apo edhe atë pasardhëse, për t’u kthyer vetëm pas pauzës së Kombëtareve.
Mbetet të shihet gjithsesi nëse ky dëmtim do ta pengojë apo jo të grumbullohet me kuqezinjtë për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe atë të kualifikuesve të Botërorit kundër Letonisë.