EGNATIA-OLIMPIJA LJUBLJANA 2-4
6′, 86′ Lushkja / 32′ Jelenkoviç, 79′ Marin, 99′ Durdov, 107′ Blanko

NGJARJET KRYESORE

120’+1’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-2 të Olimpija Ljubljanës.

120’ Jepet një minutë shtesë.

114’ Xhemajli pason për Xheferson i cili gjuan me të majtën, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.

111’ Diga dhe Kojiç  lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Ananu dhe Açimoviç.

107’ Vjen edhe goli i radhës i Olimpijas! Një sulm i shpejtë në krahun e majtë i Blankos finalizohet nga sulmuesi që afron ekipin e tij drejt kualifikimit.  (VIDEO)

106’ Rinis ndeshja.

105’+2’ Mbyllet shtesa e parë.

105’+1’ Mundësi e mirë për rrogozhinasit me një aksion të shpejtë ku Poçi gjuan por sheh sferën të devijohet, me pas Leo Melo me një diagonale nuk gjen portën kundërshtare.

105’ Jepen 2 minuta shtesë.

105’ Ruçi merr vendin e Haime në radhët e Egnatias.

104’ Urbançiç ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Lushkjes.

101’ Durdov dhe Blanko shfaqen të dy me radhë para Dajsinanit, por asnjëri nuk ka shënjestrën të gjuajë në portë.

100’ Bakajoko i lë vendin Xheferson në radhët e Egnatias.

99’ Shtangen rrogozhinasit! Durdov merr topin në zonë dhe me një rrotullim të shpejtë gjuan dhe mposht Dajsinanin. (VIDEO)

98’ Blanko merr vendin e Diogo Pinto në radhët e Olimpija Ljubljanës.

97’ Muhamedbegoviç lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta, pa gjetur portën e Dajsinanit.

95’ Agba hyn në zonë në krahun e majtë, ndërhyrja e Poçit në qendër largon topin .

93’ Gjuajtje e rrufeshme e Diogo Pinto, Dajsinani i përgjigjet me një grushtim të saktë duke larguar sferën.

91’ Rifillon takimi pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.

90’+8’ Mbyllet 2-2 ndeshja, duhen shtesat për të përcaktuar fituesin.

90’+8’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm.

90’+7’ Një harkim nga e majta i Muhamedbegoviç kalon rrezikshëm mbi traversë.

90’+5’ Ndreca ekzekuton një goditje dënimi ballore që devijohet në mur dhe shkon jashtë.

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

86’ GOOOL EGNATIA! Përsëri Lushkja është ai i cili me një diagonale të fortë mposht portierin dhe barazon shifrat. (VIDEO)

85’ Mundësi e artë e Egnatias, pasi harkimi i Lushkjes kalon në zonë pa u devijuar nag askush,.

83’ Leo Melo merr vendin e  Alijev te Egnatia.

81’ E pabesueshme por e vërtetë! Jahaja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdha brenda pak sekondash, këtë radhë për një faull ndaj Diga, teksa lë Egnatian me 10 lojtarë, (VIDEO)

80’ Harkim i Ndrecës nga e majta, Bakajoko gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë. Jahaja ndëshkohet me të verdhë për protesta pasi kërkonte këndore.

79’ E pëson Egnatia! Një depërtim i Marin nga e majta finalizohet nga kroati i cili çon sferën në rrjetë pas një devijimi që shtang Dajsinanin. (VIDEO)

76’ Durdov del me shpejtësi në të majtën, Dajsinani i bllokon rrezen e portës dhe devijon topin duke shmangur një gol të sigurt.

74’ Poçi ndëshkohet me të verdhë.

74’ Bakajoko mban topin në zonë dhe pason për Lushkjen i cili ka një kontakt dhe përfundon në tokë. Por gjyqtari vazhdon lojën mes protestave të Egnatias.

72’ Marin merr vendin e Brest në radhët e miqve.

70’ Haime harkon nga e djathta, sfera shkon direkt në duart e portierit të miqve.

68’ Durdov nga e majta hyn në zonë, pasimi në qendër shkon në duart e Dajsinanit,

63’ Durdov merr vendin e Tam në radhët e Olimpija Ljubljanës.

62’ Dajsinani shpëton portën nga një gol i sigurt pasi Kojiç u shfaq para tij duke shfrytëzuar gabimin e Ndrecës. Ndërhyrja e portierit është vendimtare pasi ai devijon topin jashtë.

61’ Gruda e Selmani lënë fushën e lojës duke i bërë vend Jahaja dhe Ndrecës.

60’ Brest ndëshkohet me karton të verdhë.

60’ Në goditjen e dytë nga këndi, Lushkja gjen Alijev, por devijim i tij nuk gjen proton.

59’ Lushkja harkon nga këndi, Aleksi gjuan dhe gjen devijimin e Dajçar.

58’ Gruda ka një mundësi të gjuajë, por sfera bllokohet dhe shkon në këndore.

51’ Harkim i Selmanit në zonë, portieri Dajçar del dhe në dy kohë kontrollon sferën.

50’ Harkim i rrezikshëm i Brest nga e majta, Diga devijon para Dajsinanit, për fat pa forcën e duhur dhe portieri kontrollon gjithçka.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me një zëvendësim te Egnatia ku Poçi merr vendin e Sotës.

45’+5’ Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë.

45’+4’ Sota ka probleme dhe kërkon ndihmën e mjekëve. Lojtari del jashtë e fillimisht kërkohet zëvendësim por pastaj mbrojtësi hyn përsëri në fushë.

45’+2’ Një top në thellësi vë në vështirësi prapavijën e Egnatias, por Sota e Haime zgjidhin gjithçka.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Diga harkon rrezikshëm nga e djathta, sfera devijohet por shkon në duart e Dajsinanit.

36’ Tani miqtë janë hedhur plotësisht në sulm teksa krijojnë panik me dy goditje këndi radhazi.

32’ Rrogozhinasit e pësojnë në mënyrë të pabesueshme me gjuajtjen e parë! Pas një goditje këndi, Jelenkoviç gjuan i lirë me kokë dhe mposht Dajsinanin duke barazuar shifrat. (VIDEO)

29’ Probleme fizike për Aleksin i cili merr ndihmën e mjekëve dhe kthehet përsëri në fushë.

28’ Një tjetër aksion ndalet pa nisur mirë për një pozicion jashtë loje të Bakajoko.

23’ Alijev ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Tam.

21’ Bakajoko merr topin dhe në një pozicion ballor tenton nga distanca, por duke fluturuar sferën shumë lart mbi portë.

18’ Goditje këndi për miqtë, Muhamedbegoviç gjuan me kokë por nuk gjen portën e Dajsinanit pasi sfera kalon mbi traversë.

14’ Përsëri rrogozhinasit në sulm duke hyrë në zonën kundërshtare, por këtë radhë Bakajoko shkakton faull në sulm.

8’ Tjetër gol i anuluar për rrogozhinasit! Gruda çon sferën në rrjetë pas pasimit të Bakajoko, por ky i fundit sinjalizohet përsëri në pozicion jashtë loje gjatë aksionit.

6’ GOOOL EGNATIA! Sulm i rrjedhshëm i rrogozhinasve me pasimin që gjen Lushkjen në qendër. Gjuajtja e tij ndalet në rrjetë dhe këtë radhë nuk ka sinjalizim për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

4’ E pabesueshme! Anulohet një tjetër gol i rrogozhinasve me Grudën, për një pozicion jashtë loje të sulmuesit.

2’ Një sulm i shpejtë i Bakajoko në të majtën, sulmuesi pason për Selmanin i cili çon topin në rrjetë. Por festa e golit mbaron shpejt pasi sinjalizohet një pozicion jashtë loje i rrogozhinasve që konfirmohet edhe nga VAR-i.

1’ Nis dueli në “Arena Egnatia”.