Nga Endri ÇINARI

Ka qenë një ndër elementët më të dalluar të kampionatir U-19 sezonin e shkuar në Shqipëri. Ku dalloi me performancën dhe golat e tij me ekipin e Partizanit, fjala është për Nebi Qokthin. Sulmuesin shkodran i cili aktivizohet në rradhët e të kuqve nga kryeqyteti. Falë nivelit të shfaqur dhe bindjes që ka krijuar në sytë e drejtueseve, 19-vjeçari është “shpërblyer” së fundmi.

Vetëm para pak minutash, në faqen zyrtare dhe në një komunikatë të klubit Partizani është bërë e ditur se ish-futbollisti i akademisë Vllaznia ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist. Kështu Qokthi do jetë pjesë e 17 herë kampionëve të Shqipërisë për 4 sezonet e ardhshme. Duke nisur kështu rrugën në futbollin profesionist me një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Në këtë mënyrë, ai vijon traditën pozitive të futbollistëve shkodranë, të cilët që nga vitet e diktaturës e deri në periudhën e sotme kanë dhënë kontribut të vyer për Partizanin.

Qokthi, një futbollist që luan në të gjitha pozicionet e sulmit, aventurën e tij në futboll e ka nisur tek Vllaznia, teksa më pas ka kaluar në rradhët e Shkëndijës së Tiranës e së fundmi tek Partizani. Ku tashmë me të kuqtë do ketë edhe eksperiencën e tij të parë si futbollist profesionist në karrierë.(www.shkodrasport.com)