Më në fund edhe Shkodra do të ketë Maratonën e saj. Ashtu si shumë qytete të njohura të Europës, tashmë edhe në kryeqendrën e Veriut do të ketë një aktivitet i cili do të përfshijë një numër të madh pjesmarrësish, të moshave dhe shtresave të ndryshme.

Iniciativa e Shoqatës së Atletikës Vllaznia ka gjetur menjëherë mbështetjen e Bashkisë Shkodër e cila e ka përfshirë një aktivitet të tillë në kalendarin e veprimtarive të “Shkodra qyteti europian i sportit”. Po ashtu, edhe Federata Shqiptare e Atletikës do të jetë një partner në organizimin e saj.

Gjithçka është vendosur të zhvillohet më 14 shtator dhe pritet që të jetë një event i cili do të lërë mbresa tek të gjithë. Maratonës së parë në Shkodër i ka bërë jehonë edhe vetë kryebashkiaku Benet Beci i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:

“Maratona e Shkodrës 2025 – për herë të parë në qytetin tonë!

Më 14 shtator, Shkodra do të shndërrohet në kryeqytetin e vrapit dhe energjisë sportive.

Nga më të vegjlit tek atletët profesionistë, të gjithë janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj feste unike, në kuadër të “Shkodra, Qyteti Europian i Sportit 2025”.

Regjistrohu tani: https://docs.google.com/…/1D…/edit

Afati i fundit: 10 Shtator 2025″