Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka ndarë planet e tij për të ardhmen duke treguar nëse do tw vazhdojw ose jo me klubin anglez.

Guardiola ka lënë të hapur mundësinë për të qëndruar më gjatë te Manchester City, duke sugjeruar një zgjatje të mundshme të kontratës së tij.

Në një intervistë të fundit, trajneri katalunas foli për gjendjen e tij aktuale në klub, atmosferën pozitive në skuadër dhe detajet që e bëjnë të besojë se City është në rrugën e duhur për një sezon edhe më të qëndrueshëm.

“Kam ende dy vjet të mbetura në kontratën time me Manchester Cityn. Mund ta zgjas atë për dy vjet të tjera. Ka të bëjë me pauzën që do të bëj pasi të largohem, qoftë pas një viti, dy apo katër”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Por, tani ndihem mirë, më pëlqen atmosfera e ekipit. Edhe në Kupën e Botës , zhvilluam diçka që më pëlqen shumë, diçka që na mungonte sezonin e kaluar. E shoh në stërvitje, në gjuhën e trupit, në detaje, në kohën kur lojtarët mbërrijnë, si i mbrojmë gjuajtjet anësore, në të gjitha llojet e gjërave të vogla që më bëjnë të mendoj, “Në rregull, kjo do të na ndihmojë””.

“Mendoj se do të jemi më të qëndrueshëm se sezonin e kaluar”, përfundoi trajneri katalunas.