HomeKRYESORENeuer krenohet që kanë mposhtur Chelsean: Kemi mundur fituesin e Kupës së...

Neuer krenohet që kanë mposhtur Chelsean: Kemi mundur fituesin e Kupës së Botës për Klube

Bayern Munich e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Chelsean 3–1 në “Allianz Arena”. Një fitore e bindshme ndaj një rivali të madh, që i dha menjëherë besim dhe motivim skuadrës gjermane në garën më prestigjioze evropiane.

Nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, bavarezët treguan një futboll agresiv, me qarkullim të shpejtë të topit dhe efikasitet para portës.Chelsea, fituesi i Kupës së Botës për Klube, u përball me një Bayern të organizuar dhe të etur për sukses, që dërgoi një mesazh të qartë se synon të jetë protagonist në këtë edicion të Championsit.

Kapiteni Manuel Neuer pas ndeshjes nuk i fshehu emocionet dhe krenarinë për performancën e skuadrës.

“Ne e lëvizëm topin mirë dhe ishim thjesht ekipi më i mirë. Mund të jemi krenarë për këtë performancë”, tha ai.

“Më pëlqeu shumë mënyra si luajtëm. Fitorem e arritëm kundër kampionit aktual të Kupës së Botës për Klube, një kundërshtar vërtet i vështirë,” shtoi portieri gjerman.

“Kjo nuk ishte një detyrë e vogël sot, por edhe një kurorëzim i bukur i fillimit të sezonit. Jemi shumë të lumtur që arritëm ta formësojmë lojën në këtë mënyrë”, tha Neuer.

Ndeshja e radhës për Bayernin do të jetë të shtunën, më 20 shtator, në udhëtim ndaj TSG Hoffenheim. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments