HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREBurreli sot ndaj Besës për 'hakmarrjen' e sezonit të shkuar

Burreli sot ndaj Besës për ‘hakmarrjen’ e sezonit të shkuar

Sot në Burrel do të zhvillohet një sfidë mjaft interesante, e vlefshme për kampionatin e kategorisë së parë, ajo në mes skuadrës vendase dhe Besës. Një përballje që të dy ekipet do të kërkojnë ta fitojnë për të konsoliduar pozitat e tyre në renditje.

Burreli e nisi keq sezonin 2025-2026, pasi në javën e parë u mund 3-0 në Korçë. Reagimi i të besuarve të trajnerit Samuel Nikaj erdhi në dy javët pasuese: fillimisht mposhtën Kukësin në “Liri Ballabani” me rezultatin 2-0, ndërsa në javën e tretë barazuan pa gola ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.

Sot matjanët kanë provën e parë të së vërtetës, teksa në shtëpi presin Besën. Miqtë nga Kavaja po kalojnë një periudhë të vështirë dhe vijnë në Burrel në kërkim të autokritikës. Për këtë sfidë, trajneri Nikaj do të ketë të gatshëm edhe mesfushorin me tipare sulmuese, Robin Hoti, i cili mungoi në Gjirokastër për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Kukësit.

Ky duel shihet edhe si një mundësi “hakmarrjeje” për matjanët, pasi sezonin e kaluar ishte Besa ajo që fitoi bindshëm në Burrel. Me një trepikësh në këtë takim, skuadra e Nikajt do të konsolidonte pozitat në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments