Kristjan Asllani, Armando Broja dhe Mirlind Daku janë tre futbollistët më të shtrenjtë të kombëtares shqiptare. Një vlerësim i tillë është bërë nga faqja e njohur e transferimeve, pikërisht “transfermarkt”, e cila në total ekipin tonë përfaqësues e vlerëson me shifrën 91.30 milionë euro.
Po cili nga lojtarët vlerësohet më shumë Edhe pas largimit nga Interi dhe kalimit tek Torino, vlera e Kristjan Asllanit në merkato vijon të jetë e lartë, plot 13 milionë euro dhe si rrjedhojë ai është lojtari aktualisht më i shtrenjtë tek kombëtarja shqiptare.
Në vend të dytë është sulmuesi me origjinë nga Malësia e Madhe- Armando Broja. Lojtari që aktualisht luan me ekipin Burnley në Premier Leeaguen angleze vlerësohet në këto momente 12 milionë euro dhe si rrjedhojë është lojtari i dytë më i shtrenjtë nga kuqezinjtë.
“Podiumi” i më të shtrenjtëve plotësohet nga Mirlind Daku. Lojtari i Rubin Kazan e ka nisur mirë edhe këtë sezon dhe si rrjedhojë vlera e tij është rritur nga 8 në 10 milionë euro duke qenë futbollisti i tretë më i shtrenjtë nga ato të kombëtares shqiptare.
Pas tyre pastaj vijnë Marash Kumbulla (7.5 milionë euro), Myrto Uzuni (7 milionë euro), Berat Gjimshiti (6 milionë euro), Mario Mitaj (5.5 milionë euro) dhe kështu me rradhë vijnë pastaj edhe futbollistët e tjerë.(www.shkodrasport.com)