HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVijon bashkëpunimi mes Vllaznisë dhe Antalyaspor. Sekretarit Dibra i rezervohet një pritje...

Vijon bashkëpunimi mes Vllaznisë dhe Antalyaspor. Sekretarit Dibra i rezervohet një pritje e veçantë nga klubi turk

Ka nisur prej disa kohësh dhe tashmë ai po vazhdon edhe më tej. E kemi fjalën për bashkëpunimin në mes Klubit të Futbollit Vllaznia dhe atij turk të Antalyaspor.

Këtë herë ka qenë sekretari i përgjithshëm i klubit shkodran Blendi Dibra, ai që ka zhvilluar një vizitë në klubin turk ku është pritur nga numri 1 i tij, presidenti Perçin dhe anëtarë të tjerë të Bordit të tij. Ja çfarë shkruhet në faqen e klubit shkodran për këtë gjë:

“Në kuadër të partneritetit ndërmjet Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Antalyaspor ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm z.Blendi Dibra vizitoi nga afër ambjentet e klubit të Antalyaspor.

Gjatë kësaj vizite një pritje e ngrohtë u rezervua nga Presidenti i Klubit Antalyaspor z.Riza Perçin dhe anëtarët e Bordit ku u konfirmua edhenjëherë dëshirë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kryesisht në shkëmbimin e lojtarëve të rinj nga Akademitë respektive”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments